SPAK çon në gjykim 4 të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen/ Zbardhet si u ndoq dhe u mor peng viktima

Publikuar me datë:

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka referuar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen ndaj katër personave të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasit me inicialet R.D., ngjarje e ndodhur më 8 korrik 2025.

Personat që do të përballen me drejtësinë janë Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.

SPAK i akuzon këta shtetas për “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, kryer në bashkëpunim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Hetimet kanë zbuluar se të pandehurit kanë vepruar në mënyrë të mirëkoordinuar, duke ndjekur, lokalizuar, rrëmbyer dhe mbajtur peng R.D.

SPAK sqaron se përmes sekuestrimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, verifikimit të GPS të makinave të marra me qira, tabulateve telefonike dhe provave të tjera, është arritur të rekonstruohet itinerari i lëvizjeve të autorëve në zonën e Burrelit dhe përgjatë aksit Klos–Zenisht.

Sipas të dhënave të mbledhura, R.D. është diktuar pranë “Urës së Matit” teksa lëvizte me një makinë Benz. Në ndjekje të tij ka qenë një Hyundai Santa Fe, brenda së cilës udhëtonin Petrit Hoxha dhe Kristë Bushgjokaj. Ata, sipas SPAK, kanë lajmëruar Fation dhe Aleksandër Bushgjokajn, të cilët ndodheshin në një automjet tjetër, tip Range Rover.

Ndjekja është intensifikuar deri në afërsi të “Kroi i Suçit”, ku rreth orës 21:58, automjeti Range Rover i ka prerë rrugën makinës së R.D. Sipas prokurorisë, viktima është nxjerrë me forcë nga automjeti i tij dhe është futur në Range Rover.

Më pas, të tre makinat janë larguar në drejtim të Ulzës dhe Shkopetit. SPAK pretendon se gjatë kësaj periudhe R.D. është dhunuar dhe më pas ka humbur jetën, ndërsa këto pretendime mbështeten edhe nga akt-ekspertiza mjeko-ligjore.

Trupi i pajetë i viktimës dhe automjeti i tij janë transportuar dhe janë hedhur në ujërat e liqenit të Ulzës, me synimin për të eliminuar çdo gjurmë të veprës penale.

Nga analiza e lëvizjeve të automjeteve, pamjeve filmike, të dhënave GPS, komunikimeve telefonike dhe provave të siguruara nga aparatet celulare, SPAK konkludon se rrëmbimi dhe vrasja kanë qenë rezultat i një plani të mirorganizuar dhe të bashkërenduar mes katër të dyshuarve.

Me kalimin e çështjes për gjykim, tashmë Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë të gjitha provat e mbledhura dhe do të marrë vendim për përgjegjësinë penale të të akuzuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kanadaja pezullon eutanazinë për personat me sëmundje mendore

Kanadaja ka vendosur të ndalojë për një periudhë të pacaktuar zgjerimin e ligjit për vdekjen e asistuar mjekësisht në rastet ku vetmja diagnozë e pacientit është një sëmundje mendore. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Sean Fraser, i cili theksoi se mungesa e një marrëveshjeje të qartë për kriteret e përshtatshmërisë e […]

Sulm me thikë në një shkollë në Poloni, 19-vjeçari plagos 10 nxënës dhe mësues

Një incident i rëndë tronditi këtë të mërkurë qytetin...

Korçë/ Aksident i rëndë, makina përplas 18-vjeçarin

Një aksident serioz ka ndodhur pranë fshatit Bulgarec në...

Çylybyli nga Ana e Malit: “Nesër të gjithë në Tiranë kundër reformës territoriale”

Kreu i PD-së në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar...