Kreu i PD-së në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një takim me banorë të Anës së Malit, ku është ndalur te problematikat e zonës, por edhe te zhvillimet politike dhe organizimi i opozitës.
Gjatë takimit, Çylybyli u bëri thirrje banorëve që t’i bashkohen protestës së 8 tetorit në Tiranë kundër reformës territoriale.
Ai deklaroi se ndryshimi i hartës administrative duhet të bëhet duke marrë në konsideratë interesin dhe zërin e komuniteteve, ndërsa akuzoi qeverinë se përmes reformës synon të rrisë kontrollin mbi bashkitë.
“Çdo ndryshim i hartës administrative duhet të nisë nga interesi i qytetarëve, nga nevoja për shërbime më të mira dhe nga respektimi i zërit të komuniteteve”, shprehet Çylybyli.
Në postimin e tij, kreu i PD-së Shkodër thekson gjithashtu nevojën për forcimin e strukturave të partisë dhe afrimin me qytetarët përmes takimeve në terren.

