Shkodër/ Studiues shqiptarë dhe të huaj mblidhen për letërsinë e huaj në Shqipërinë socialiste

Publikuar me datë:

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të jetë më 12 dhe 13 tetor mikpritës i Simpoziumit Ndërkombëtar “Letërsia e huaj në Shqipërinë socialiste”.

Aktiviteti shkencor organizohet nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore, në kuadër të projektit spanjoll të kërkimit, zhvillimit dhe inovacionit ELASOC II.

Punimet do të zhvillohen në sallën “Vehbi Bala” të Bibliotekës së Universitetit, ndërsa aktiviteti do të nisë më 12 tetor, në orën 09:30.

Në fokus të simpoziumit do të jenë mënyrat se si veprat e huaja mbërritën te lexuesi shqiptar gjatë periudhës së socializmit. Studiuesit do të diskutojnë mbi përkthimin dhe qarkullimin e letërsisë së huaj, politikat kulturore dhe censurën, si edhe rolin e përkthyesve dhe institucioneve në përzgjedhjen dhe përcjelljen e këtyre veprave.

Dy ditët e aktivitetit do t’u japin hapësirë studiuesve shqiptarë dhe të huaj për të prezantuar kërkimet e tyre dhe për të diskutuar raportin mes letërsisë shqiptare dhe asaj të huaj gjatë regjimit socialist.

Simpoziumi synon të sjellë një qasje akademike mbi historinë e përkthimit, marrëdhëniet kulturore dhe mënyrën se si letërsia e huaj u përjetua dhe u ndërmjetësua në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Stamboll/ Sulm me thikë në shkollë, një nxënës i vrarë dhe tetë të plagosur

Të martën në mëngjes, në lagjen Başakşehir të Stambollit,...

Shkodër/ Dy efektivë të Policisë së Shtetit marrin dekorata për punën dhe përkushtimin në detyrë

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, ministri Ervin Demo ka vlerësuar me dekorata dy punonjës të Policisë së Shtetit, Elisa Elez Hasanaj dhe Rigers Sekja, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës. Hasanaj, e cila shërben si operatore e sistemit të kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit, dhe Sekja, […]

Çështja e UÇK-së në Hagë, Kurti: Zgjedhja e presidentit do të na hapte mundësi për Apelin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të...