Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:20, në një arë është gjetur i pajetë shtetasi me inicialet K. P., banues në Boriç të Madh.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

