Gjobë 300 mijë € dhe 1 plumb tek dera, të afërmit të tij, gjykata mbyll në burg Ardian Mukën

Publikuar me datë:

Elton Qyno – Syri.net

Ardian Muka, një banor i fshatit Gërdec në Vorë është arrestuar nga policia dhe më pas lënë në masën e “arrestit në burg” nga gjykata e Tiranës, pasi akuzohet se i ka vendosur një gjobë financiare prej 300 mijë euro kushëririt të tij.

Rasti është zbuluar në muajin Shtator 2026, kur Erion Muka, në 12 shtator 2026, ka konstatuar në brendësi të derës hyrëse të oborrit të banesës së tij, një kuti syzesh, brenda së cilës ndodhej një fishek automatiku dhe një letër me shkrime kërcënuese, duke nisur me fjalën “…Përshëndetje…”.

Në këtë letër jepeshin mesazhe kërcënuese dhe gjobëvënies në adresë të tij dhe familjarëve, duke kërkuar një shumë prej 300 mijë euro.

Kjo letër dhe fisheku i paplasur më pas i janë dorëzuar oficerëve të komisariatit Nr.7 në Vorë nga Erion Muka, i cili nuk ka ditur se gjobëvënësi në këtë rast ishte pikërisht kushëriri i tij, Ardian Muka.

Policia ka nisur hetimet, duke bashkëpunuar dhe me prokurorin e çështjes Petrit Vukaj, ku fillimisht është dyshuar për një ngjarje që kishte në prapavijë një histori sentimentale me një vajzë në Gërdec.

Babai i vajzës është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime, i cili gjatë marjes në pyetje nuk ka pranuar se qëndronte pas kësaj historie gjobëvënie.

Mirëpo pas disa veprimeve hetimore të kryera dhe kçyrjen e pamjeve filmike, rezultoi se ngjarja lidhej me dikë tjetër, pikërisht kushëririn e Erion Mukës, shtetasin Ardian Muka.

Ardian Muka, është shoqëruar në ambjentet e policisë dhe gjatë marjen në pyetje ai ka pranuar se ishte ai që kishte vendosur letrën gjobëvënëse dhe fishekun e paplasur në derë e kushëririt të tij.

Në lidhje me këtë ngjarje ai deklaroi se se këtë veprim e ka bërë pasi ka shkruar letrën si dhe ka gjetur një fishek luftarak duke e mbështjell.

“…dhe në datën 11 shtator 2026, ka dalë nga banesa e tij rreth orës 22:45, pasi ka qënë i veshur me një palë kominoshe pune, për të mos u identifikuar, këtë letër dhe plumbin ai e ka futur në një kuti zyzesh që ndodheshin në shtëpin e tij dhe ja ka lënë tek porta e jashtme. Më pasë është larguar me vrap dhe ka shkuar në banesën e tij. Ai thekson se ndihet i penduar për këtë fakt dhe nuk e përsërit më…”-thuhet në dosjen e policisë.

Ndërsa uniformat blu kanë shkuar në shtëpinë e Ardian Mukës, për të ushtruar konhtroll, duke gjetur dhe sekuestruar kominoshet e punës, një laps dhe një fletore, në të cilën dyshohet se është shkruar letra e gjobëvënies.

Ardian Muka, tashmë është arrestuar për dy akuza si ajo e “Shtrëngrimit me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë” dhe “Mbajtjes pa lejë të municioneve”.

Ndërkohë disa ditë më pare, Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit Vukaj, vendosi caktimin e masës “Arrest në burg” për të ndaluarin, Ardian Muka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndryshimet në ligjin për peshkimin, Hoti: Peshkatarët e vegjël kërkojnë trajtim të diferencuar

Gjatë diskutimeve për ndryshimet e propozuara në ligjin për...

Pukë/ Banorët kundër HEC-eve, paralajmërojnë përplasje: “Do t’i djegim makinat”

Banorët e Mesulit, Kimezit dhe Kalivarës në Pukë kanë...

Vllaznia humbet çështjen në FIFA, gjobë 2000 dollarë dhe 11.499 euro detyrim ndaj Kahrimanoviçit

Vllaznia është përballur me një tjetër vendim të pafavorshëm...