Një lëvizje e Benet Becit në administratën e Shkodrës ngre pikëpyetje të forta për mënyrën se si janë trajtuar shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Bëhet fjalë për Denis Leshajn, ish-Drejtorin e Përgjithshëm Juridik të Bashkisë Shkodër. Sipas raportimit, KLSH ka konstatuar shkelje në Bashkinë Shkodër gjatë vitit 2025, në kohën kur institucioni drejtohej nga Benet Beci.
Në vend që përgjegjësia të ndiqte zinxhirin drejtues të institucionit, Leshi dha dorëheqjen nga posti që mbante në Bashki. Por ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është ajo që ndodhi më pas.
Denis Leshi nuk u largua nga administrata. Përkundrazi, pak muaj më vonë u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës së Shkodrës.
Pra, një zyrtar që kishte qenë në një pozicion kyç juridik në një bashki ku KLSH kishte gjetur shkelje, përfundon në një nga postet më të rëndësishme të administratës së Prefekturës.
Dhe pikërisht këtu rëndohet pozita e Benet Becit.
Nëse shkeljet janë konstatuar në institucionin që drejtonte Beci, pyetja është e thjeshtë: përse përgjegjësia nuk u trajtua në nivelin drejtues, ndërsa zyrtari që largohet nga Bashkia përfundon në një detyrë edhe më të lartë?
Benet Beci, në vend që të mbajë përgjegjësi politike dhe administrative për atë që ka konstatuar KLSH në institucionin e tij, shfaqet në këtë histori si personi që i hap rrugë një karriere të re zyrtarit të përfshirë në hallkën juridike të Bashkisë.
Një skemë që ngjan më shumë me shpërblim sesa me përgjegjësi: KLSH konstaton shkelje, Leshi largohet nga Bashkia dhe më pas ngrihet në detyrë.
Dhe mbi të gjitha qëndron emri i Benet Becit. Ai ishte në krye të Bashkisë kur u konstatuan shkeljet dhe sot emërimi i ish-juristit të tij në Prefekturë ngre dyshime të forta për një rrjet ndikimi që shtrihet përtej Bashkisë së Shkodrës.

