Njëkohësisht janë shfaqur disa vatra zjarri në kodrat që rrethojnë fshatin Dukat.
Flakët janë vënë re fillimisht nga banorë të zonës, të cilët menjëherë kanë njoftuar shërbimin e policisë dhe zjarrfikësen. Disa prej tyre janë nisur vetë në drejtim të vendit të ngjarjes.
Zjarri po përhapet me shpejtësi, në një zonë të mbuluar me shkurre dhe ndodhet larg vendbanimeve.
Njëherazi, edhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vatrave, por ndërhyrja mbetet e vështirë përmes automjeteve për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

