Tensionet u përshkallëzuan këtë pasdite në zonën “21 Dhjetori” në Tiranë, ku pas një konflikti verbal, një individ shkaktoi dëmtime në një autobus urban.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon disa qytetarë pranë një autobusi të përfshirë në debat. Gjatë përplasjes, një person i afrohet mjetit dhe fillon të godasë me grushte xhamin anësor të autobusit.
Si pasojë e goditjeve të përsëritura, xhami i mjetit thyen, ndërsa autori i incidentit largohet menjëherë nga vendngjarja.
Ngjarja ndodhi pranë derës së autobusit, por shkaqet që çuan në këtë konflikt nuk janë ende të qarta.
Raportimet bëjnë me dije se incidenti është regjistruar vetëm disa metra larg Komisariatit të Policisë Nr. 2 të kryeqytetit.
Derimë tani nuk është bërë e ditur nëse policia ka ndërhyrë për të identifikuar autorin, apo nëse për këtë rast është hapur një procedim.

