Mungesa e ujit në Malësi të Madhe, Ardian Hysa: Kopliku ka vetëm 20 minuta ujë në ditë

Publikuar me datë:

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në Malësinë e Madhe vijon të jetë problematike, ndërsa qytetarët në disa zona po përballen me mungesë të theksuar të ujit.

Përmes një reagimi të publikuar më 14 gusht, Ardian Hysa e ka cilësuar situatën “alarmante”, duke kritikuar Ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe Bashkinë Malësi e Madhe.

Sipas Hysës, në Koplik furnizimi me ujë zgjat vetëm rreth 20 minuta në ditë, ndërsa në zona të tjera situata është edhe më e rëndë.

“Kopliku ka vetëm 20 minuta ujë, të tjerët me pikatore e deri nuk furnizohen aspak, si Hoti, Shkreli, Grizha, Vukpalaj etj.”, shkruan ai.

Hysa ngre pikëpyetje edhe mbi investimet e kryera ndër vite për ujësjellësit në këtë zonë, duke pretenduar se në Malësinë e Madhe janë investuar mbi 20 milionë euro nga qeveria shqiptare për sistemet e furnizimit me ujë.

Ndërkohë, sipas tij, banorët po detyrohen të blejnë ujin e pijshëm me paratë e tyre.

“Një turp i madh për Ndërmarrjen dhe Bashkinë Malësi e Madhe”, shprehet Hysa, duke kërkuar reagim për situatën e krijuar në disa zona të bashkisë.

Problemi i furnizimit me ujë mbetet veçanërisht shqetësues gjatë muajve të verës, kur temperaturat e larta rrisin edhe më shumë nevojën për ujë të pijshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Po mungesën e ujit të pijshëm kush do ia tregojë?”/ Kritika ndaj Karakaçit për situatën katastrofike në Malësi të Madhe

Përveçse ministër i linjës, ai është edhe drejtues politik i PS-së në Qarkun e Shkodrës. Në rrjetet sociale, çdo ditë shohim pamje të bukura dhe promovohen vetëm punët e mira në Malësi, Shkodër, Pukë, Vau-Dejës e Fushë-Arrëz. Por çuditërisht, për problemet reale të qytetarëve flitet shumë pak: mungesa e ujit të pijshëm, rrugët turistike në […]

Angli/ Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150 pasagjerë del nga shinat

Të paktën 18 persona janë plagosur, dy prej tyre...

Përkeqësohet situata në Selishtë të Dibrës, zjarri afrohet pranë banesave

Zjarri që ka përfshirë zonën e Selishtës në Dibër...