Vllaznia triumfon ndaj Burrelit

Vllaznia vijon të shfaqë nivel të lartë në ndeshjet miqësore, duke triumfuar me rezultat të thellë ndaj Burrelit në “Loro Boriçi”.

Ekipi shkodran, që po përgatitet për sezonin e ri, siguroi një fitore të pastër 4-0 në testin kundër skuadrës matjane. Kuqeblutë dominuan që në start, duke imponuar lojën dhe duke e vendosur fatin e sfidës që gjatë pjesës së parë.

Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, Vllaznia tregoi qetësi dhe efikasitet, duke mbajtur kontrollin edhe në pjesën e dytë dhe duke thelluar epërsinë. Një tjetër fitore bindëse për shkodranët, që duken të përgatitur për sfidat që i presin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe