Bardeli: “Nafta 214 lekë, taksa 250 lekë dhe trafik pa fund. Veriu po paguan më shtrenjtë”

“214 lekë për një litër naftë, 250 lekë taksë rruge dhe orë të tëra në trafik”, Bardeli: Veriu po penalizohet

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka denoncuar rritjen e çmimit të naftës në 214 lekë për litër, duke e cilësuar një barrë të rëndë për qytetarët, veçanërisht për banorët e veriut.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Bardeli shprehet se, përveç kostos së lartë të karburantit, qytetarët duhet të përballojnë edhe taksën e rrugës prej 250 lekësh, si dhe trafikun që zgjat me orë të tëra.

Sipas saj, të gjitha këto kosto po rëndojnë buxhetin e familjeve dhe po penalizojnë veçanërisht qytetarët e veriut, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë në këto kushte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe