Prezantohet “Guida e Ekselencës Turistike Shkoder 2026”

Publikuar me datë:

Pasi suksesi i edicionit të parë të Shkodra Tourism Awards vlerësoi ekselencën në industrinë e turizmit të këtij qarku, një hap i ri po ndërmerret për ta çuar përpara promovimin e destinacionit. “Guida e Ekselencës Turistike Shkodër 2026” përfaqëson botimin e parë editorial të këtij lloji, i cili synon të nxjerrë në pah potencialin turistik të Shkodrës në një format të strukturuar, profesional dhe të qëndrueshëm.

Kjo guidë është përgatitur me përkrahjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duke shërbyer si vazhdimësi natyrore e Shkodra Tourism Awards. Kësaj radhe, nisma shkon përtej vlerësimit të ekselencës, duke u fokusuar te promovimi më i gjerë i destinacionit dhe individëve apo bizneseve që luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin turistik të zonës.

Shkodra ofron një trashëgimi të pasur historike, një kulturë të gjallë dhe një mikpritje të paharrueshme. Pikërisht këto vlera janë thelbi i këtij botimi, i cili mbledh në një volum të vetëm të gjitha destinacionet turistike, hotelet, gastronominë, agroturizmin, atraksionet kulturore e natyrore, si dhe eventet apo historitë e sipërmarrjeve që po çojnë përpara standardet e mikpritjes shqiptare.

Me Shkodrën që po ngjitet mes destinacioneve me rritjen më të madhe të turistëve në Shqipëri, Guida e Ekselencës Turistike Shkodër 2026 pozicionohet si një burim referimi për turistët vendas dhe të huaj, për operatorët turistikë, investitorët, si edhe institucionet, duke prezantuar strukturën turistike të rajonit në mënyrë të mirëorganizuar.

Ky botim nuk i ngjan një guide të zakonshme. Në të ndërthuren të dhëna praktike me përmbajtje editoriale, reportazhe, intervista dhe histori të suksesshme, duke ofruar një pasqyrë të gjerë të zhvillimit të sektorit të turizmit në qytet. Në thelb të tij qëndron dokumentimi jo vetëm i vendeve që meriton të vizitohen, por edhe i njerëzve, bizneseve dhe projekteve që i japin vlerë dhe identitet këtij progresi.

Guida është konceptuar të botohet periodikisht, duke reflektuar ndryshimet dhe progresin në industrinë e turizmit, si dhe për të nxitur cilësi, inovacion dhe bashkëpunim mes aktorëve të fushës.

Duke vijuar rrugën e hapur nga Shkodra Tourism Awards, ky botim përforcon synimin për të promovuar jo vetëm bukuritë natyrore dhe pasurinë kulturore të zones, por edhe standardet e larta të shërbimit dhe mikpritjes që po e pozicionojnë Shkodrën si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në tregun turistik shqiptar.

“Guida e Ekselencës Turistike Shkodër” është më shumë se një publikim informativ turistik. Ajo përfaqëson vazhdimësinë e një vizioni që ka në thelb promovimin e Shkodrës si një destinacion ku ekselenca është normë, jo përjashtim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zonat e mbrojtura në fokus, aktivistja shkodrane dhe 50 organizata i drejtohen Komisionit Europian

Aktivistja shkodrane me aktivitet në Bruksel, Mirza Bala, ka...

Bulqizë/ Aksident i rëndë në një minierë, materiali i kromit zë poshtë minatorin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00 në Tërnovë e Madhe, në bashkinë Bulqizë, ku një minator dyshohet se ka rënë në një furnelë gjatë procesit të punës. Sipas informacionit paraprak,  40 vjeçari, banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se është mbuluar nga materiali i kromit pas […]

Beqaj reagon për herë të parë pasi doli nga burgu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë...