Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz/ Shkak pakujdesia e disa fëmijëve, në pranga babai i tyre

Publikuar me datë:

Në fshatin Bardhet në njësinë administrative Qafë Mali në Fushë Arrëz një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës.

Flakët u përhapën me shpejtësi si pasojë e erës së fortë dhe temperaturave të larta, duke përfshirë në pak minuta një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe, kurse zjarri arriti deri pranë banesave. Për vënien nën kontroll të flakve u angazhuan vec banorve të zonës dhe shërbimit pyjor, edhe shërbimi zjarrfikës i Fushë-Arrëzit. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit u kërkuan përforcime edhe nga zjarrfikësit e Pukës.

Shkak për zjarrin dyshohet se u bë pakujdesia e disa fëmijëve në një nga banesat e lagjes Bardhet, ndaj policia shoqëroi në Komisariat babanë e tyre.
Aktualisht zjarri është vën nën kontroll dhe po mbahet nën monitorim, për shkak të erës që fryn në zonë. Pyjet e Pukës dhe Fushë Arrëzit gjatë stinës së verës jane gjithnjë të rrezikuara, për shkak dhe të bimësise se dendur dhe pyjeve të larta që në 80% të sipërfaqes jane drurë të pishës së zeze, që marrin menjëhetë flakë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bulqizë/ Aksident i rëndë në një minierë, materiali i kromit zë poshtë minatorin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00 në Tërnovë e Madhe, në bashkinë Bulqizë, ku një minator dyshohet se ka rënë në një furnelë gjatë procesit të punës. Sipas informacionit paraprak,  40 vjeçari, banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se është mbuluar nga materiali i kromit pas […]

Beqaj reagon për herë të parë pasi doli nga burgu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë...

Zjarr i madh ne Lezhe, rrezikohen banesat

"Një zjarr i madh ra pak minuta më...