Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Publikuar me datë:

Arben Malaj ka njoftuar se do të garojë si kandidat i pavarur për postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Malaj, përmes një publikimi në Facebook, u është përgjigjur pyetjeve dhe interesimit nga qytetarë e mbështetës lidhur me qëndrimin e tij për kandidimin, duke vënë në pah pesë përparësitë që, sipas tij, ka një kandidaturë e pavarur.

Sipas tij, dalja jashtë strukturave partiake i siguron autonomi të plotë në vendimmarrje, pa u ndikuar nga interesa politike apo grupe të caktuara.

“Po! Unë do të kandidoj në 2027 si i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë. Kjo është përgjigjja për çdo mbështetës dhe dashamirës, por edhe për çdo qytetar që më pyesin gjithnjë e më shumë”, shkruan Malaj.

Ish-ministri thekson mes avantazheve të tij pavarësinë në vendimmarrje, integritetin moral dhe besueshmërinë, mundësinë për të qenë fleksibël gjatë fushatës, sfidimin e drejtpërdrejtë të sistemit aktual politik, si dhe garantimin e një administrate të lirë nga ndikimi partiak.

Ai shton se një kandidaturë e pavarur i jep shans platformës së tij të bashkojë qytetarë, intelektualë, aktivistë, biznesmenë dhe aktorë të shoqërisë civile, duke evituar përçarjet politike.

“Vendimet do të marrin parasysh vetëm interesin e banorëve të Vlorës”, shkruan ai, duke theksuar angazhimin për një administratë të ndërtuar mbi meritokracinë dhe barazinë e mundësive për qytetarët dhe bizneset.

Arben Malaj ka mbajtur më parë detyrën e deputetit të Partisë Socialiste dhe ka qenë ministër i Financave në qeveritë socialiste të shkuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...

Ina Zhupa: Punimet në bypassin Sarandë–Himarë pa masa sigurie, rrezik për kalimtarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar kushtet...

Belind Këlliçi publikon foton e Olsi Ramës me Gert Hakën: Ja si u bënë pronarë të kazinosë në “Air Albania”

Belind Këlliçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka intensifikuar akuzat...

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...