Gaz Paja përballet me qytetarë të revoltuar te Kalaja e Tiranës, shkëmbehen ofendime dhe replika

Publikuar me datë:

Gazmend Paja është përballur me ofendime gjatë ditës së sotme, teksa po kalonte në zonën e Kalasë së Tiranës. Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë qytetarë të revoltuar, të cilët e ndalojnë me thirrje dhe fyerje, ndërsa aktori nuk shmang përplasjen verbale, por u përgjigjet me një gjuhë të ashpër.

Emri i Pajës është përfolur shpesh në debatet publike edhe për shkak të statusit të investitorit strategjik, nga i cili përfitoi për realizimin e një projekti me vlerë disa milionë euro në jug të vendit.

Aktori është konsideruar gjithashtu si një nga personat e afërt me ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke qenë ndër figurat publike që e kanë mbështetur atë publikisht.

Një vit më parë, Gaz Paja u paraqit në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “Veliaj-Xoxa”. Sipas informacioneve të bëra publike në atë periudhë, ai u thirr për të dhënë shpjegime lidhur me transaksione dhe komunikime të zhvilluara me Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën, të lidhura me çështje pronash dhe pasurish të paluajtshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...