Masiviteti i protestave gjatë muajit qershor treguan se skandalet e panumërta, niveli i lartë i korrupsionit dhe arroganca në qeverisje kanë shtuar pakënaqësinë mes qytetarëve, që e shohin veten të lënë mënjanë dhe të përjashtuar nga “mrekullia” e Shqipërisë turistike.
Pikërisht për të zbutur këtë pakënaqësi, qeveria Rama ka vendosur të shpërndajë nga nesër një bonus prej 50 mijë lekësh të vjetra për pensionistët, shtresa e fundit tek e cila mund të mbështetet.
Lajmin e dha ministrja e ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë, që shpjegoi se ky ishte një bonus i papritur, që jepet në mes të verës për shkak të parave që janë shtuar në buxhetin e shtetit nga rritja e çmimit të naftës.
Vendimi vjen si reflektim banal ndaj atij orteku qytetarësh që pushtoi Tiranën gjatë muajit qershor me kërkesën për dorëheqje ndaj kryeministrit Edi Rama.

