“Në mëshirë të kabllove të vjetra”/ Banorët e Samrishit: Ndërprerjet e energjisë po na shkatërrojnë bizneset

Publikuar me datë:

Rrjeti i vjetëruar dhe i amortizuar i shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdon të shkaktojë probleme të shumta për banorët e fshatit Samrish i Sipërm, në njësinë administrative Dajç të Bashkisë Shkodër. Sipas banorëve, prej vitesh nuk është realizuar asnjë investim domethënës për përmirësimin e infrastrukturës elektrike, pavarësisht ankesave dhe kërkesave të përsëritura drejtuar operatorit të shpërndarjes.

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë po ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik të zonës, veçanërisht te bizneset që merren me sera dhe kultivimin e bimëve dekorative. Këto aktivitete mbështeten në sisteme automatike që funksionojnë me energji elektrike, duke bërë që çdo ndërprerje të sjellë humbje financiare për fermerët.

Problematikat nuk kufizohen vetëm te bizneset. Edhe familjet e zonës përballen shpesh me mungesë të energjisë elektrike për disa orë, çka vështirëson jetën e përditshme dhe rrit pakënaqësinë e banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...