Kliti Hoti: Shëndetësia shqiptare, ku është problemi?

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka ngritur shqetësimin për problematikat me të cilat përballen çdo ditë pacientët në sistemin shëndetësor shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoti rendit disa prej problemeve që, sipas tij, hasin qytetarët, si pritjet e gjata për specialistët, mungesa e barnave dhe pajisjet që nuk funksionojnë.

Deputeti thekson gjithashtu se pacientët detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës për shërbime që, sipas tij, duhet të ofrohen në qytetin ku jetojnë, ndërsa përmend edhe pagesat nga xhepi për shërbime që duhet të jenë falas.

Në fund, Hoti u drejton ndjekësve një pyetje: “Nëse do ndryshonit vetëm një gjë në shëndetësinë shqiptare, çfarë do ndryshonit?”, duke i ftuar qytetarët të japin mendimin e tyre në komente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related