160 familje në zemër të Shkodrës pa rrugë! Rrugica në gjendje të mjerueshme, banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë

Në rrugën “Nuri Bushati”, vetëm pak metra larg Teatrit “Migjeni”, rreth 160 familje përballen çdo ditë me një problem që ua vështirëson jetesën: mungesën e një rruge të sistemuar.

Rrugica që lidh banesat me pjesën tjetër të qytetit është e amortizuar dhe, sa herë bie shi, mbulohet nga uji dhe balta, duke e bërë thuajse të pakalueshme.

Banorët ngrenë shqetësimin se kjo situatë krijon vështirësi të veçanta për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Për më tepër, një shtyllë elektrike e mbushur me kabllo, e vendosur në mes të kalimit, përbën një tjetër rrezik të mundshëm për sigurinë e tyre.

Edhe pse thonë se i janë drejtuar disa herë Bashkisë Shkodër dhe Këshillit Bashkiak, deri më tani nuk kanë parë asnjë ndërhyrje konkrete.

Banorët kërkojnë sistemimin e rrugicës dhe zhvendosjen ose zgjidhjen e problemit të shtyllës elektrike, në mënyrë që të kenë më në fund një akses normal dhe të sigurt drejt banesave të tyre.

Burimi: Portali Veriu Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe