Rruga e re Shirokë–Zogaj zhytet në ujë para inaugurimit, reshjet zbulojnë mangësitë e investimit

Aksi rrugor Shirokë–Zogaj nuk i ka shpëtuar problemeve që në prag të inaugurimit. Reshjet e shiut kanë shkaktuar grumbullimin e ujit në disa pjesë të rrugës së re, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe duke vënë në pikëpyetje sigurinë e qarkullimit.

Investimi, i konsideruar i rëndësishëm për zhvillimin e zonës turistike, po përballet me problematika ende pa u dorëzuar përfundimisht. Pamjet e krijuara pas reshjeve ngrenë dyshime mbi cilësinë e punimeve dhe efikasitetin e sistemit të kullimit.

Një situatë që kërkon shpjegime nga institucionet përgjegjëse: A janë zbatuar siç duhet standardet teknike? A janë parashikuar zgjidhjet e nevojshme për largimin e ujërave? Dhe kush do të përgjigjet për këto mangësi në një investim që ende nuk është inauguruar?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe