Me afrimin e sezonit të ftohtë, në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër po shtohen masat për parandalimin e problemeve shëndetësore dhe garantimin e mirëqenies së rezidentëve.
Një nga prioritetet ka qenë vaksinimi kundër gripit sezonal, si një masë mbrojtëse për të moshuarit ndaj virozave të kësaj periudhe. Gjithashtu, në institucion është kryer edhe depistimi stomatologjik, me qëllim kontrollin dhe evidentimin në kohë të problemeve me shëndetin oral.
Ndërkohë, përkujdesja ndaj rezidentëve nuk kufizohet vetëm te shërbimet shëndetësore. Në ambientet e institucionit kanë nisur edhe përgatitjet për festat e Nëntorit, duke i dhënë rëndësi aktiviteteve që krijojnë atmosferë festive dhe mundësi për përfshirje sociale.
Përmes kontrolleve parandaluese dhe veprimtarive të ndryshme, synohet jo vetëm mbrojtja e shëndetit, por edhe përmirësimi i përditshmërisë dhe cilësisë së jetës së të moshuarve.
