Zjarri në Pukë përfshin rreth 120 hektarë, banorët paralajmërojnë rrezikun për pyjet 70-vjeçare

Publikuar me datë:

Zjarri që ka përfshirë zonën e Pukës vijon të paraqitet problematik, ndërsa deri më tani raportohet se janë prekur rreth 120 hektarë sipërfaqe pyjore, një pjesë e tyre me pisha të zeza.

Në një reagim për situatën, Kliti Hoti ka publikuar pamje të dërguara nga banorë të fshatrave Tim dhe Gojan i Madh. Sipas banorëve, ekziston shqetësimi se flakët mund të avancojnë drejt një zone me pisha rreth 70-vjeçare, duke rrezikuar një tjetër sipërfaqe të rëndësishme pyjore.

Hoti ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit dhe të gjithë personat që prej mbrëmjes ndodhen në terren për përballimin e situatës.

Puka konsiderohet një nga zonat më të pasura me pyje dhe biodiversitet në veri të vendit, ndërsa përhapja e zjarreve në këto territore përbën një kërcënim serioz për ekosistemin dhe pasuritë natyrore të zonës.

Në reagimin e tij, Hoti ngre gjithashtu pikëpyetje mbi fondet e parashikuara për parandalimin e fatkeqësive natyrore. Në buxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 1.5 miliardë lekë për projekte në këtë drejtim.

Pyetja që ngrihet është se sa prej këtyre fondeve kanë shkuar konkretisht për Pukën dhe sa është investuar për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e pyjeve në këtë zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Në pranga kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë në hotel

Kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, Fredi Sterkaj, është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në hotelin në pronësi të tij. Sipas të dhënave paraprake, arrestimi është kryer nga Policia e Shkodrës, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

Londër/ Arrestohen spiunët e Iranit, një burrë dhe një grua

Autoritete Britanike kanë arrestuar dy persona në Londër të cilët dyshohet se kanë qenë spiunë të Shërbimit të Inteligjencës Iraniane. Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të cilët u arrestuan në dy prona në kryeqytetin britanik. Arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi për shkelje […]

Itali/ Tornadoja merr jetën e një gruaje, një tjetër viktimë nga përmbytjet

Përkeqësimi i kushteve të motit që ka përfshirë Italinë...