Mjetet e mbetjeve pranë banesave, Kliti Hoti: Banorët prej kohësh përballen me erën e rëndë

Publikuar me datë:

Një problematikë e ngritur nga banorët e lagjes “Skënderbeg” në Shkodër është bërë publike nga deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti.

Sipas tij, automjetet që përdoren për grumbullimin e mbetjeve gjatë ditës, në përfundim të shërbimit parkohen pranë pallateve dhe banesave të zonës.

Banorët shprehen se prania e mjeteve në afërsi të shtëpive shoqërohet me erë të pakëndshme, duke e kthyer situatën në një shqetësim të përditshëm, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Ata kërkojnë që të gjendet një hapësirë e përshtatshme për parkimin e automjeteve të mbetjeve, larg zonave të banuara, duke argumentuar se vendosja e tyre nën dritaret e banesave krijon probleme higjienike dhe cenon cilësinë e jetesës.

Deputeti Kliti Hoti i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikës dhe të marrin në konsideratë kërkesën e banorëve të lagjes “Skënderbeg”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related