Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës në një stan në fshatin Shtërmen, që ndodhet në Njësinë Administrative Gostimë të Bashkisë Cërrik.
Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë hapësirat e stanit, por deri tani nuk ka të dhëna për dëme tek bagëtitë.
Forcat zjarrfikëse të Cërrikut janë në terren, të mbështetura nga ekipe të ardhura nga Elbasani, Gramshi dhe Belshi, ndërsa përpjekjet për të shuar zjarrin po vijojnë.
