Kurti: Asnjëherë s’kam pritur drejtësi nga Specialja, këtë javë i përgjigjemi PDK-së

Publikuar me datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë pritshmëri për drejtësi nga Gjykata Speciale. Ai njoftoi gjithashtu se këtë javë qeveria do të përgjigjet ndaj nismës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kërkon ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

PDK-ja ka paraqitur në Kuvend dhe Qeveri propozime për amendim të ligjit, me qëllimin që rastet që nuk kanë të bëjnë me akuza për trafikim organesh të transferohen për gjykim të mëtejshëm në Kosovë. Ky veprim erdhi pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, me gjithsej 81 vjet burg.

Pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, Kurti tha në një konferencë për media se propozimi i PDK-së është dërguar për shqyrtim në zyrën ligjore të Ministrisë së Drejtësisë dhe në Ministrinë e Financave.

“Është procedurë e rregullt. Nuk duam të bëjmë shkelje, s’kemi pse. Prej informimeve që i kam deri më tani, edhe nga ministritë, këtё javё do ta kemi përgjigjen edhe si mendim të zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, po ashtu edhe vlerësimin financiar të buxhetit nga Ministria e Financave e menjëherë do ta përcjellim për Kuvend”, ka thënë ai.
Me tej Kurti u shpreh se asnjëherë nuk ka ndërruar qëndrim për Gjykatën Speciale prandaj edhe thotë se s’ka pritur drejtësi.

“Asnjëherë s’kam pritur drejtësi. Asnjëherë s’e kam ndryshuar këtë qëndrim për gjykatën. Akuza e ndërmarrjes së përbashkët kriminale duhet medoemos të korrigjohet në apel. Ka munguar transparenca, përveç se gjykatë mono-etnike. Dhe e treta janë ato pasaktësitë faktike dhe historike që dëgjuam më 16 shtator. Le të mos harrojmë se atë ditë janë lexuar dhjetëra faqe. Por vendimi i plotë është mijëra faqe”, ka deklaruar Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet

Policia e Tiranës ka hapur një hetim lidhur me...

“Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë

Përplasjet me trajnerin kanë çuar Cristiano Ronaldo-n drejt një...

Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete

Gazetari Milaim Zeka, gjatë një interviste ku komentoi rastin...