Zëvendësoi Yagon tek Vllaznia, KF Arsimi mban 25 % të kartonit të Xhezair Avdulit

Publikuar me datë:

Xhezair Avduli është transferuar nga KF Arsimi në KF Vllaznia, një lëvizje që ka për qëllim të zëvendësojë Andrej Jagon. Kuqeblutë, nën udhëheqjen e Edi Martinajt, kanë forcuar mbrojtjen e krahut të majtë. Arsimi, klubi ku Avduli ka qenë aktiv, ka ndarë detaje rreth këtij transferimi. Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka marrë përsipër të mbajë 25% të të drejtave mbi kartonin e lojtarit, në rast se Vllaznia vendos ta shesë atë në të ardhmen.

Njoftimi i Arsimit: “KF Arsimi 1973 njofton se ka arritur marrëveshje me KF Vllaznia për transferimin e lojtarit tonë Xhezair Avduli.

Kjo lëvizje po ndodh për shkak të dëshirës dhe kërkesës së vetë lojtarit që të zhvillohet në një nivel të ri në karrierën e tij. Nga ana tjetër, klubi ynë do të ruajë 25% të të drejtave ekonomike për çdo transferim të mundshëm të tij në të ardhmen.

Tre vite më parë, Avduli u bashkua me klubin tonë si një futbollist i ri, me ambicie dhe ëndrra të mëdha. Gjatë kësaj periudhe, ai ka ecur përpara së bashku me ne, është zhvilluar profesionalisht dhe ka u bërë një pjesë kyçe e ekipit.

Ne jemi të nderuar për çdo hap të bërë së bashku dhe besojmë se e ardhmja e tij do të sjellë edhe shumë suksese.

Faleminderit për çdo moment, Xhezo! Përkushtimi dhe angazhimi yt do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve të bukura në familjen e Arsimit, dhe të urojmë suksese në këtë kapitull të ri të jetës tënde!”

Nga Gazeta Shkodra Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta e 26-të, qytetarët organizohen te sheshi Skënderbej

Qytetarët shqiptarë janë mbledhur edhe sot në protestën e...

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri kundër qeverisë

Nëpërmjet një letre publike në mbështetje të protestave masive...

Arrestohet 31 vjeçari në Korcë, u kap me sasi droge në mjet, procedohet kushëriri i tij

Policia e Korçës ka përfunduar një operacion këtë të...