Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër.
Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve.
Një nga pistat që po verifikohet lidhet me lidhjet familjare të Mehdi Bushatit, ndërsa hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse sulmi ka pasur ndonjë motiv të lidhur me familjarët e tij.
Për momentin, autorët dhe motivi i ngjarjes mbeten të paqartë.

