Agjencia e Mbikëqyrjes ka kapur në flagrancë një punonjës të policisë në IEVP Durrës, i cili ishte duke i dhënë kokainë një të burgosuri.
Burime të besueshme konfirmojnë se punonjësi me inicialet A. P. dhe i dënuari A. M. janë arrestuar nën akuzat për futjen e sendeve të ndaluara në burg, si dhe për prodhim e tregtim të narkotikëve.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar nëse ky incident është një rast i izoluar apo nëse është pjesë e një rrjeti më të gjerë abuziv brenda institucionit.
“Sot në datën 25.06.2026, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve A. P. me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës dhe A. M. i burgosur në IEVP Durrës, për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.
Kjo pasi, në IEVP Durrës, nga kontrolli i ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në bashkëpunim me DPB është konstatuar se punonjësi i policisë së burgjeve A. P., gjatë ushtrimit të detyrës brenda në IEVP, i ka dhënë të burgosurit A. M., një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.“, njofton AMP.

