Vritet me bombë në makinë kreu i inteligjencës ushtarake të Ushtrisë Kombëtare Libaneze

Publikuar me datë:

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ushtrisë Kombëtare Libiane, gjeneral brigade Fawzi Mansouri, është vrarë pas shpërthimit të një pajisjeje eksplozive të vendosur në automjetin e tij, jashtë banesës në lagjen Al-Hawari, në Bengazi.

Lajmi është raportuar nga media izraelite “Ynet News”, e cila citon burime të sigurisë që kanë folur për Reuters. Shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa autorët dhe personi që dyshohet se ka organizuar atentatin nuk janë identifikuar ende.

Ushtria Kombëtare Libiane, e drejtuar nga gjenerali Khalifa Haftar, kontrollon një pjesë të madhe të territorit në lindje dhe jug të Libisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related