Një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një zjarri që ra në banesën e tij në Fermë-Çlirim, duke shënuar një tjetër tragjedi në këtë zonë.
Sipas informacioneve nga policia, viktima, i identifikuar si F. B., jetonte vetëm dhe vuante nga paraliza. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët përfshinë shpejt banesën dhe çatia u shemb mbi të moshuarin, duke rezultuar fatale për të.
Si pasojë e situatës, i moshuari nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë në vend.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi F. B., në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

