“Ta rindërtojmë shkollën e Currajve të Epër”: Thirrja e emigrantit për bashkëkrahinorët

Publikuar me datë:

Një thirrje për bashkim dhe rikthimin e një simboli të rëndësishëm të komunitetit vjen nga një emigrant i Currajve të Epër. Përmes një mesazhi drejtuar bashkëkrahinorëve, Mhill Gecaj propozon që, ashtu siç u bë me kishën e Currajve, të mblidhen kontribute për rindërtimin e shkollës së vjetër, si një dëshmi e historisë dhe edukimit të brezave të kësaj zone.

Reagimi

Te nderuar miq

Dhe bashkëkrahinas te mi,

Kusherinj, kumarë e dashamire, vllezer dhe motra te Curraj Eper

Uroj te gjithëve te jeni mire kudo qe jeni e jetoni.

Kam nje pyetje!l!

Si e mendoni a jeni dakort te mblidhemi edhe njehere te gjthe kudo qe jemi e ta rindërtojme edhe shkollen e Currajve te Eper, siç veprun djemte e currajve me kishen?

Besoj se te gjithë e mbani mend si u katandis dhe si eshtë sot falë kontributit te tyre!

Ta rindertojme kete simbol te edukimit te shumë e shumë brezave!

E ti kethjemë edhe njehere pamjen qendres e sukës Kishes siç kanë qënë , ku kanë qene ne harmoni Blini i kishes, Shkolla e Currajve dhe Kisha e Currajve me historine e saj orë madhe.!

Pres komentet dhe mendimet tuaja!

Me respekt per te gjithë Ju

Mhill Gecaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...