Kreu i PD Shkodër Ardit Çylybyli, ngre shqetësimin për situatën e qarkullimit në qytet gjatë kulmit të sezonit turistik. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ai kritikon mënyrën e menaxhimit të punimeve, duke theksuar se rrugët e bllokuara dhe investimet e papërfunduara po shkaktojnë trafik, vonesa dhe vështirësi për qytetarët, turistët dhe bizneset.
Reagimi i plotë
SHKODRA NË GUSHT: QARKULLIMI NË KAOS, INVESTIMET PA AFATE!
Shkodra në kulmin e sezonit turistik po përballet me një situatë të papranueshme të qarkullimit.
Investime që duhej të kishin përfunduar prej kohësh vazhdojnë të mbajnë peng qytetin, ndërsa rrugët e bllokuara apo të kthyera në një kalim të vetëm po krijojnë trafik, vonesa dhe stres të përditshëm për qytetarët, turistët dhe bizneset.
Problemi nuk është vetëm se rrugët po punohen.
Problemi është mënyra si po planifikohen dhe menaxhohen këto punime.
Në një qytet që në gusht pret mijëra vizitorë, motra dhe vllazen tanë emigranta ,nuk mund të hapen njëkohësisht disa fronte pune, të lihen segmente të pakompletuara dhe qarkullimi të organizohet pa një plan serioz alternativ.
Shkodrës nuk i duhen vetëm projekte në letër e shifra milionëshe totalisht fasada qe mbesin vetem 3D. I duhen afate të respektuara, punime të organizuara dhe rrugë të menduara përpara se të bllokohet qyteti.
Nëse ky është modeli i përgatitjes për sezonin turistik, atëherë duhet të pyesim:
Kush mban përgjegjësi për vonesat?
Kush e ka planifikuar qarkullimin?
Dhe kur do të përfundojnë realisht këto punime?
Shkodra nuk mund të jetë kantier pa fund, sidomos në muajin kur qyteti duhet të funksionojë më mirë se kurrë.

