Vrasje me armë zjarri, ekzekutohen një oficer policie dhe autori i krimit në Montreal

Një oficer policie ka humbur jetën gjatë një operacioni që po zhvillohej në lagjen Côte-des-Neiges në Montreal, Kanada, ndërsa i dyshuari gjithashtu u vra si pasojë e zjarreve të hapura nga forcat policore.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat lokale, incidenti ndodhi gjatë një ndërhyrjeje policore, ku situata u intensifikua dhe rezultoi në një shkëmbim zjarri. Autoritetet ende nuk kanë ofruar detaje të plota mbi rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje përshkruan momente paniku, duke theksuar se dëgjuan dhjetëra të shtëna. Një dëshmitar tregoi se pa xhamat e një ndërtese të thyheshin në katin e gjashtë dhe se numëroi rreth 30 të shtëna të ndryshme.

“Dëgjova plumba që kalonin shumë pranë meje. Ishte një situatë e frikshme,” u shpreh ai për mediat lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe