Lapaj i përgjigjet Taulant Ballës: “Ti dhe shefi yt jeni hajdut, sado të lehësh ti, nuk e bën dot pis protestën”

Adriatik Lapaj, lideri i iniciativës ‘Shqipëria Bëhet’, ka reaguar ndaj ironive të Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i cili në një deklaratë të sotme përmendi Lapajn, Shehajn dhe Arlind Qorin. Balla i quajti ata “udhëheqësit e Shqipërisë së Re” për angazhimin e tyre në protestat qytetare.

Lapaj ndau një video të një qeni që leh, duke e përdorur atë si simbol për Taulant Ballën, duke theksuar se ashtu siç nuk do të mund ta ndryshonte kreu i PS-së, as fjalët e tij apo të Edi Ramës, nuk mund të zhbëjnë rëndësinë e protestës.

“Taulant, pavarësisht sa shumë leh, ti nuk e ndryshon dot realitetin se ti dhe Edi Rama jeni dy hajdutë që keni grabitur e po vazhdoni të grabitni Shqipërinë. Jeni bashkautorë të një sistemi që ka detyruar mbi 1 milion qytetarë të ikin nga ky vend, duke sjellë varfëri e mjerim. Çfarëdo që të thoni, nuk do të ndaloni protestën. Ftoj çdo qytetar të dalë masivisht çdo ditë në orën 7 përballë Taulantit dhe allajisë së tij, bandës së hajdutëve që udhëheq Shqipërinë me anë të vjedhjes,” deklaroi Lapaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe