K.B. Vllaznia ka bërë zyrtare afrimin e basketbollistit amerikan Milan Mejia, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin shkodran.
Mejia luan në pozicionin guard dhe vjen në Shkodër pas eksperiencës së tij në basketbollin universitar amerikan me Loyola New Orleans.
Gjatë kësaj periudhe, basketbollisti ka spikatur veçanërisht për gjuajtjet nga distanca, duke vendosur edhe rekordin historik të programit për numrin e trepikëshave të realizuar.
Te Vllaznia, Mejia pritet të sjellë eksperiencën e tij në lojën nga distanca, energjinë dhe intensitetin në të dyja anët e parketit.
Klubi shkodran e konsideron amerikanin pjesë të projektit për dy sezonet e ardhshme, ndërsa tashmë ai do të nisë aventurën e tij të re me fanellën kuqeblu.


