Vllaznia mposht Partizanin në transfertë, Balaj vendos fatin e sfidës nga pika e bardhë

Vllaznia merr një fitore të vuajtur, por shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0. Kuqeblutë sigurojnë tri pikë falë një penalltie të shndërruar në gol nga Bekim Balaj.

Sfida u komplikua për shkodranët pas daljes me karton të kuq të Obinës, duke i detyruar të luanin me një futbollist më pak për më shumë se 25 minuta.

Megjithatë, skuadra e Vllaznisë arriti të përballonte presionin e Partizanit dhe të ruante avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Me këtë triumf në transfertë, Vllaznia ngjitet në vendin e gjashtë të renditjes, duke marrë tri pikë me peshë në kampionat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe