Dogana e Durrësit, në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit, ka realizuar sot një operacion kontrolli në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan lëndë narkotike të dyshuara si kokainë, gurë të çmuar që duken si diamante, si dhe një aparat elektronik për identifikimin e metalve të çmuar.
Gjatë kontrollit të një automjeti që kishte mbërritur me tragetin nga Ankona për në Durrës, u zbulua një valixhe e cila përmbante aparatin detektues dhe aksesorët e tij.
Në një incident tjetër, gjatë kontrollit të një shtetasi që udhëtonte me një automjet nga Italia, janë sekuestruar katër paketime transparente me gurë të dyshuar si diamante.
Përveç kësaj, në një makinë tjetër u gjet një sasi e dyshuar e kokainës, e fshehur në një veshje brenda kabinës së shoferit.
Njoftimi i Doganës së Durrësit:
Dogana Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, ka bllokuar sot një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, dhe një aparat elektronik për detektimin e metaleve të çmuar gjatë disa kontrolleve në Portin e Durrësit.
Gjatë kontrollit të një automjeti mbërritur me tragetin Ankona–Durrës, u gjet një valixhe që përmbante aparaturën detektuese së bashku me disa aksesorë montues.
Në një kontroll fizik të një individi që udhëtonte me një tjetër automjet nga Italia, janë zbuluar katër paketime transparente me gurë të ngjashëm me diamantet.
Në një automjet tjetër u identifikua një sasi e dyshuar e lëndës narkotike, kokainë, e fshehur në një veshje brenda kabinës së drejtuesit të mjetit.
Çështjet janë referuar strukturave përkatëse për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore.

