“Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm”, avokati Cakrani: E krahasojnë me terroristë rusë dhe ukrainas

Publikuar me datë:

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme që e detyron klientin e tij të qëndrojë në “kafazin e xhamtë” gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.

Në një prononcim për mediat, Cakrani e cilësoi këtë vendim si “të turpshëm” dhe tha se ai dëmton imazhin e drejtësisë shqiptare.

“Sipas tij, ky është një nga ato vendime që e turpërojnë gjykatën. Ne e bëmë kërkesën tonë dhe gjykata e rrëzoi, duke iu referuar rasteve të një ukrainasi dhe një rusi. Ukrainasi akuzohej për 43 vrasje, ndërsa rusi për cenim të rendit kushtetues”, u shpreh Cakrani.

Avokati shtoi se, sipas tij, krahasimi i rastit të Metës me këto dy raste është i papranueshëm dhe bie ndesh me standardet e drejtësisë.

“Gjykata, nëse krahason Metën me dy terroristë, atëherë problemi është i gjykatës. Më vjen turp që një gjykatë shqiptare me formim amerikan i referohet vendimeve të Rusisë”, deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme, një takim...

Kritiku i ëndrrave: A keni parë një lopë në ëndërr? Ja interpretimi

Nëse shihni një lopë në ëndërr, interpretimi është si...

Humb 6-vjeçarja në protestë, ndërpritet protesta

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës, që...