Vdekja e 65-vjeçarit në Pogradec, flasin fqinjët: Ambulanca erdhi me vonesë

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e 65-vjeçarit në Pogradec, i cili humbi jetën pasi u plagos aksidentalisht me një frezibël (troko) teksa po kryente punime në banesën e tij.

Fqinjët kanë rrëfyer për mediat momentet e para pas aksidentit, duke pretenduar se ambulanca mbërriti me vonesë në vendngjarje.

Një prej fqinjëve tregoi se 65-vjeçari kishte marrë mjetin e punës për të kryer disa punime në shtëpi, ndërsa askush nuk e kishte menduar se situata do të përfundonte në tragjedi.

“Erdhi që andej, hyri te shtëpia këtu. Vajti mori trokonë, seç do bënte? U çuditëm kur po thërrisnin, erdhëm ne”, u shpreh ai.

Një tjetër fqinje tha se i moshuari jetonte i vetëm, pasi bashkëshortja ndodhej në Greqi, ndërsa dy fëmijët e tij jetojnë në Londër. Ajo pretendoi se ndihma mjekësore nuk mbërriti në kohë.

“Lajmëruam ambulancën. Erdhi infermierja e fshatit, ambulanca ka ardhur me shumë vonesë, sa u mbulua i tërë trupi me gjak. Dy fëmijë i ka në Londër, gruan në Greqi, vetëm jetonte”, tha ajo.

65-vjeçari u transportua drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, policia po vijon veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related