Vanesa pas daljes nga Ferma: Gjëja e parë që do bëj është t’i shkruaj ish-it

Publikuar me datë:

Pas largimit përfundimtar nga “Ferma VIP”, Vanesa Sono ka folur në “Ferma Club”, duke u ndalur si te përjetimet brenda formatit, ashtu edhe te jeta e saj personale dhe marrëdhënia e komentuar gjatë me Indrin.

Këngëtarja pranoi se hyrja në reality show erdhi në një periudhë të vështirë për të, ndërsa tregoi se lidhja që kishte jashtë fermës kishte qenë prej kohësh në përfundim. “Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Ishte më shumë inerci pse vazhdoi,” u shpreh ajo.

Një nga deklaratat që mori më shumë vëmendje ishte ajo për ish-partnerin, ku Vanesa la të kuptohej se dëshiron të rikthejë komunikimin sapo të dalë jashtë formatit.

“Edhe nëse ai nuk ka shkruar, gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do gjej një lloj forme që t’i shkruaj,” tha ajo.

Vanesa foli edhe për raportet brenda fermës dhe fermerët që ka afruar më shumë, duke përmendur disa prej tyre si persona që i kanë lënë përshtypje të veçantë gjatë qëndrimit në show.

“Unë mendoj që çdo njëri aty të nxjerr ngjyra të ndryshme të karakterit. Me Sarën kam një miqësi shumë të çmuar. Mezi pres ta takoj kur të dal jashtë. Të flas me Dartin. Është shumë e fortë, inteligjente. Kam Ilirin dhe Romirin. 3 personat më të dashur që bëj tifo,” u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...