Alis apel për mbështetje në Eurovision: “Tele-votimi hapet sonte në 21:00″

Publikuar me datë:

Këngëtari shqiptar Alis Kallaci ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Shqipërisë në Eurovision, teksa ka njoftuar se televotimi hapet sonte në orën 21:00.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti falënderoi publikun për mbështetjen ndaj këngës “Nân”, duke u shprehur se është “pafundësisht mirënjohës” për dashurinë që kënga ka marrë deri tani.

Alis bëri të ditur se në imazhet e publikuara gjenden kodet e votimit për çdo shtet, ndërsa theksoi se shqiptarët dhe mbështetësit kudo në botë mund të votojnë Shqipërinë me numrin 05.

Ai shtoi gjithashtu se për vendet që nuk janë të listuara, votimi mund të kryhet online përmes platformës esc.vote.

Në fund të mesazhit, artisti falënderoi publikun duke shkruar: “Faleminderit që e keni bërë ‘Nân’ tuajen.” ❤️🇦🇱

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...