Mori miratimin në Këshillin e Ministrave, 55 barna të reja me rimbursim

Publikuar me datë:

Lista e barnave me rimbursim është përditësuar dhe, pasi mori miratimin në Këshillin e Ministrave, sapo ka hyrë në fuqi dhe ka nisur të zbatohet në të gjitha farmacitë dhe spitalet në vend.

Përveç barnave ekzistuese, lista e re e Barnave të Rimbursuara të këtij viti është pasuruar me 55 barna alternativa tregtare të reja.

Janë 35 barna alternativa të reja që janë shtuar në rrjetin e hapur farmaceutik. Dhe po kështu, edhe në farmacitë e spitaleve në të gjithë vendin janë shtuar 20 lloje barnash alternativa të reja tregtare, me të cilat do të trajtohen pacientët e shtruar nëpër spitale.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë 27 barna të reja, principe aktive, të cilat nuk kanë qenë më parë në tregun farmaceutik shqiptar.

Lista e re përfshin në total 35 barna (principe aktive), 27 të reja dhe 8 ekzistuese. Barnat e reja që janë shtuar për pacientët i përkasin patologjive më të shpeshta dhe me ndikim të madh në shëndetin e qytetarëve.

Një vend të rëndësishëm në listën e barnave me rimbursim zënë barnat për trajtimin e sëmundjeve onkologjike e kardiake, ku një pjesë e mirë i përkasin barnave inovative që gjenden edhe në tregun farmaceutik të vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Lista e barnave me rimbursim në vendin tonë përmban në total 1,356 barna alternativa tregtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...