Vaksina e gripit mbërrin në Shkodër/ Ja cilat janë kategoritë që duhet të imunizohen

Publikuar me datë:

Vaksinimi kundër gripit ka nisur në Shkodër dhe qytetarët mund të marrin vaksinën në të gjitha qendrat shëndetësore të qytetit.

Drejtuesja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Besara Gjurgjej, u ka bërë thirrje veçanërisht personave që bëjnë pjesë në grupet e riskut që të vaksinohen për të ulur mundësinë e komplikacioneve gjatë sezonit të gripit.

Në kategoritë që rekomandohen për vaksinim përfshihen punonjësit e administratës dhe institucioneve shtetërore, mësuesit e edukatorët, efektivët e policisë, ushtarakët, gratë shtatzëna, personat me obezitet, të sëmurët kronikë dhe ata me imunitet të dobësuar.

Vaksina është e disponueshme edhe për qytetarët e tjerë që dëshirojnë ta marrin. Sipas autoriteteve shëndetësore, imunizimi synon të ulë rrezikun e formave të rënda të gripit, komplikacioneve dhe rasteve që mund të kërkojnë trajtim spitalor.

Për personat që nuk mund të paraqiten në qendrat shëndetësore për shkak të imobilitetit apo gjendjes së tyre shëndetësore, vaksinimi do të kryhet edhe në banesë nga ekipet përkatëse.

Gjatë sezonit të kaluar, në qarkun e Shkodrës u administruan 10 mijë e 753 doza, ndërsa furnizimi total kishte arritur në 14 mijë doza.

Autoritetet shëndetësore bëjnë apel që qytetarët, veçanërisht ata që janë më të ekspozuar ndaj komplikacioneve, të përfitojnë nga vaksinimi gjatë këtij sezoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Akademia e mashtrimit”/ Bardh Spahia sulmon Ramën: “Ti je koka e këtij modeli”

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar me tone...

700 karrige të reja në tribunën VIP/ “Loro Boriçi” bëhet gati për Europianin U21

Stadiumi Loro Boriçi po i nënshtrohet ndërhyrjeve të reja në prag të Kampionatit Europian U21. Në tribunën VIP kanë nisur të vendosen rreth 700 karrige të reja, si pjesë e investimeve për përmirësimin e ambienteve të stadiumit. Punimet do të vijojnë edhe në pjesë të tjera të stadiumit, përfshirë pankinat e lojtarëve. Ndërhyrjet po ecin […]

Tedi Mula në Komisionin e Ligjeve: Peshkatarët të mos penalizohen për problemet teknike

Gjatë shqyrtimit të projektligjit për sektorin e peshkimit në...