Stadiumi Loro Boriçi po i nënshtrohet ndërhyrjeve të reja në prag të Kampionatit Europian U21. Në tribunën VIP kanë nisur të vendosen rreth 700 karrige të reja, si pjesë e investimeve për përmirësimin e ambienteve të stadiumit.
Punimet do të vijojnë edhe në pjesë të tjera të stadiumit, përfshirë pankinat e lojtarëve.
Ndërhyrjet po ecin me ritme të shpejta dhe synojnë që “Loro Boriçi” të jetë gati për ndeshjet e Europianit U21 që do të zhvillohen në Shkodër.

