UNICEF: Një fëmijë vritet përditë në Gaza, pavarësisht se ka armëpushim

Publikuar me datë:

UNICEF raporton se rreth 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës gjatë gati 300 ditëve që nga shpallja e armëpushimit më 10 tetor 2025, duke shënuar një mesatare të trishtë prej një fëmije të vrarë çdo ditë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët nënvizon se qindra të mitur të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre me dëmtime të rënda, ndërsa paralajmëron se kriza humanitare për fëmijët vazhdon të jetë alarmante, pavarësisht premtimeve për ndërprerje të luftimeve.

Drejtori rajonal i UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Edouard Beigbeder, theksoi se “një armëpushim gjatë të cilit vazhdon të humbasë jetën mesatarisht një fëmijë në ditë nuk mund të konsiderohet një zgjidhje që mbron fëmijët”. Ai i bëri apel palëve të përfshira në planin e paqes të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara, që të zbatojnë angazhimet me veprime të prekshme, të ndalin dhunën dhe të sigurojnë akses të plotë për ndihmat humanitare.

Sipas UNICEF-it, shumë familje në Gaza janë të kufizuara në një pjesë të vogël të territorit, duke jetuar mes rrënojave, ndërtesave të shkatërruara dhe mbeturinave që ende nuk janë pastruar. Fëmijët përballen çdo ditë me mungesë të theksuar të ushqimit, ujit të pijshëm të sigurt, shërbimeve sanitare dhe kujdesit shëndetësor. Situata është akoma më kritike për foshnjat e lindura para kohe, pasi pamjaftueshmëria e inkubatorëve ka detyruar spitalet që në disa raste të vendosin disa të sapolindur në një pajisje të vetme.

Të dhënat e autoriteteve shëndetësore palestineze tregojnë se që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë mbi 73 300 persona në Gaza. Nga ana e saj, UNICEF vlerëson se më shumë se 58 000 fëmijë kanë humbur njërin ose të dy prindërit, ndërsa mbi një milion të mitur kanë nevojë të menjëhershme për ndihmë psikologjike dhe mbrojtje. Organizata ka raportuar më parë se rreth 17 000 fëmijë janë të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet, duke e cilësuar këtë si një ndër krizat më të mëdha të mbrojtjes së fëmijëve globalisht.

Fëmijët në Gaza përballen jo vetëm me kërcënimin e sulmeve të vazhdueshme, por edhe me vështirësi të rënda të jetës së përditshme. Zhvendosjet e përsëritura, humbja e burimeve familjare, ndërprerja e shkollimit dhe aksesin e kufizuar në kujdes shëndetësor kanë dëmtuar drejtpërdrejt mirëqenien e tyre. UNICEF vëren se një pjesë e madhe e fëmijëve kalojnë ditët duke kërkuar ujë, duke pritur në radhë për ushqim ose duke mbledhur dru për zjarre, në vend që të ndjekin shkollën apo të luajnë.

Një ngjarje që shkaktoi reagime të forta ndodhi më 2 gusht në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës, ku sipas raportimeve, një grua shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe djali pesëvjeçar humbën jetën nga një sulm. Banorët raportuan se nga rrënojat u gjetën edhe mbetjet e foshnjës së palindur.

UNICEF thekson se mungesa e hapësirave të sigurta për lojë dhe zhvillim po i privon fëmijët nga pjesët më të rëndësishme të fëmijërisë. Organizata vlerëson se ndërprerja e arsimit dhe mungesa e aktiviteteve zhvillimore mund të sjellë pasoja afatgjata për brezat e rinj, nëse nuk merren masa urgjente për t’i ndihmuar ata të rikuperohen.

Ndërkohë, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, UNICEF ka bërë të ditur se ka dërguar më shumë se 600 paleta me materiale shkollore dhe sapun në Gaza. Organizata thekson se “testi i vërtetë për çdo marrëveshje armëpushimi mbetet ndalimi i plotë i vrasjeve, shpërndarja e ndihmave në shkallë të gjerë, rikthimi në funksion i spitaleve dhe sigurimi i ujit të pijshëm për popullsinë civile”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fier/ Zjarr në një banesë dy katëshe, zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një...

Ç’po ndodh me Raiffeisen Bank/ Dy punonjës zbulojnë mangësitë e sistemit dhe vjedhin shuma të konsiderueshme

Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiffeisen Bank trokitën në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Arsyeja ishte depozitimi i një kallëzimi për mashtrim. Bankën e kishin sulmuar. Jo me armë, jo me maska, jo nga punonjësit e saj, por […]

Jet Ski brenda zonës së pushuesve në Zvërnec, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi

Një mjet lundrues (Jet Ski) është ndaluar nga Policia...

Kryeministri mbledh qeverinë në Pogradec më 24 dhe 25 gusht

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar një retreat dyditor me...