“Po vij në OKB”, Netanyahu sfidon Mamdanin: Do të tregoj të vërtetën për ty

Publikuar me datë:

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka drejtuar një mesazh të ashpër ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, në prag të udhëtimit të tij drejt qytetit për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Po vij në OKB. Do të tregoj të vërtetën për ushtarët tanë heronj… dhe do të tregoj të vërtetën për ty”, ka deklaruar Netanyahu, duke iu referuar drejtpërdrejt Mamdanit.

Ky tension mes tyre është ushqyer nga deklaratat e forta të Mamdanit, i cili në mënyrë të përsëritur e ka quajtur Netanyahun “kriminel lufte” dhe ka shprehur publikisht mbështetjen për arrestimin e kryeministrit izraelit, pas urdhër-arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN).

Më parë, Mamdani ka theksuar se autoritetet e Nju Jorkut nuk disponojnë pavarësi ligjore për të ekzekutuar një urdhër arresti të tillë.

Reagimi i Netanyahut vjen në një kohë kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është në qendër të vëmendjes botërore dhe kur debati rreth konflikteve dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme është më i mprehtë se kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lituania hap rrugën për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar fazën fillestare të procesit...

Pukë/ Mbeturinat përfundojnë pranë kishës, banori apel për ndërgjegjësim

Një tjetër shqetësim për ndotjen e mjedisit vjen nga...