Sarandë/ Hetime për ndërtim të jashtëligjshëm e shpërdorim detyre, një person në arrest shtëpie, sekuestro hotelit

Publikuar me datë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë urdhëroi sekuestrimin e hotelit ‘Central Park Premium Hotel’, një ndërtim pesëkatësh pa leje në Ksamil, si dhe të një objekti tjetër ngjitur me një kat dhe sipërfaqe 52.2 metra katrorë, i ndërtuar po pa leje në të njëjtin lokalitet.

Për shtetasin K.P., autoritetet vendosën masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’.

Këto veprime u morën në kuadër të hetimeve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë lidhur me procedimin penal nr.522/2025, që ka në fokus veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a-4 i Kodit Penal, dhe “Shpërdorimi i detyrës” sipas nenit 248 të Kodit Penal.
Prokuroria ka theksuar se hetimet për identifikimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast janë ende në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Po vij në OKB”, Netanyahu sfidon Mamdanin: Do të tregoj të vërtetën për ty

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka drejtuar një mesazh të ashpër ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, në prag të udhëtimit të tij drejt qytetit për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Po vij në OKB. Do të tregoj të vërtetën për ushtarët tanë heronj… dhe do të […]