Ekstradohet nga Kolumbia “Kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull

Publikuar me datë:

Saimir Rosales Rodriguez, shtetas kolumbian i njohur me pseudonimin “Kimisti”, ka mbërritur në Shqipëri, i ekstraduar nga Kolumbia, për të kryer një dënim prej 14 vjetësh burg. Ky dënim i është caktuar pas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) që zbuluan laboratorin e kokainës në Frakull.

Rodriguez është identifikuar si një nga personat kryesorë brenda grupit kriminal përgjegjës për administrimin e laboratorit të drogës, laborator që u gjet gjatë një prej operacioneve më të mëdha kundër narkotikëve në Shqipëri.

Zyrtarët njoftuan se, pasi u shkatërrua laboratori, Rodriguez kishte braktisur Shqipërinë për të shmangur ndjekjen penale. Ai më pas u gjet dhe u arrestua në Kolumbi, çka i hapi rrugën procesit të ekstradimit drejt vendit tonë.

Pas mbërritjes në Shqipëri, kolumbiani do të vuajë dënimin me 14 vite heqje lirie. Ndërkohë, çështja e laboratorit të kokainës në Frakull konsiderohet ende ndër rastet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK në përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lituania hap rrugën për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar fazën fillestare të procesit...

Pukë/ Mbeturinat përfundojnë pranë kishës, banori apel për ndërgjegjësim

Një tjetër shqetësim për ndotjen e mjedisit vjen nga...