Kryeministri mbledh qeverinë në Pogradec më 24 dhe 25 gusht

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar një retreat dyditor me kabinetin qeveritar në Tushemisht të Pogradecit më 24 dhe 25 gusht, sipas burimeve të Euronews Albania. Ky takim do të mbahet pak para fillimit të sezonit të ri politik.

Kërkesa për organizimin e këtij retreat-i ka ardhur nga vetë kryeministri, duke ndjekur traditën e viteve të fundit. Qëllimi i tij është të shqyrtohet puna e institucioneve dhe të përcaktohen prioritetet për periudhën në vijim.

Gjatë retreat-it, ministrat do të prezantojnë raportet për detyrat e realizuara në ministritë që drejtojnë, të arriturat e deritanishme si dhe objektivat për muajt e ardhshëm.

Ky format mbledhjeje është përdorur zakonisht nga Rama për të analizuar punën dhe vendosur drejtimet përpara se të nisë zyrtarisht sesioni i ri politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related