UK Shkodër ka nisur që në orët e para të mëngjesit ndërhyrjet në terren për larjen dhe pastrimin e kolektorëve të ujërave të bardha.
Sipas UK Shkodër, puna kryhet në mënyrë periodike, në zbatim të planit të mirëmbajtjes, veçanërisht gjatë sezonit të verës. Qëllimi është garantimi i funksionimit normal të rrjetit dhe parandalimi i problematikave që mund të krijohen.
Grupet e punës do të vijojnë ndërhyrjet edhe në ditët në vazhdim, me fokus mirëmbajtjen e rrjetit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.


